Është vënë nën kontroll zjarri në rajonin e Strugës, punohet deri në shuarjen e plotë

Është vënë nën kontroll zjarri në rajonin e Strugës, punohet deri në shuarjen e plotë

MARKETING

Është vënë nën kontroll zjari i madh që dje pasdite përfshiu pyllin në afërsi të fshatit Dollogozhdë të Strugës, informon për MIA-n komandanti i Njësitit territorial kundër zjarreve Strugë, Feti Mazari.

MARKETING

Sample Image

Në terren, sipas tij, janë dy automjete të njësisë së Strugës me shtatë zjarrfikës, ndërsa duhet të arrijë edhe një ekip i Ndërmarrjes publike “”Pyjet kombëtare”, filiali “Jabllanicë”.

“Terreni nuk është i qasshëm, por për momentin nuk ka rrezik për përhapje. Kërkojmë një mënyrë për shuarjen e plotë të zjarrit. Na ka ndihmuar shumë shuarja nga ajri nga helikopteri i MPB-së, që dje është dërguar pas kërkesës për ndihmë nga Qendra për Menaxhim me Kriza”, tha Mazari.

Ai ka bërë të ditur se është djegur një sipërfaqe e madhe me akacie, lisa dhe pisha, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

MPB-ja kumtoi se në terren është dërguar një helikopter Bel-412 nga Departamenti i njësive ajrore, i cili ka hedhur mbi 20 tonë ujë dhe në koordinim me forcat në terren ka vepruar pikërisht për shuarjen e pikave të nxehta, me çka zjarri është vënë nën kontroll.

MARKETING