Është privuar nga liria një shtetas turk i arratisur nga burgu i dënuar me dënim prej 23 vjetëve

Është privuar nga liria një shtetas turk i arratisur nga burgu i dënuar me dënim prej 23 vjetëve

MARKETING

Nëpunës të policisë dje pas masave të ndërmarra operative paraprake kanë privuar nga liria një person nga Turqia i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli, për shkak se ishte arratisur nga burgu në Turqi.

MARKETING

Sample Image

“Në rrugën “Bapçor” në Shkup është privuar nga liria A.S. (44) nga Ankaraja e Turqisë, i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli në Turqi për arratisje nga burgu në Turqi. A.S. është i dënuar me 23 vjet, një muaj e 15 ditë burg për kryerjen e veprave penale të mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemin kompjuterik dhe ka 18 vjet, nëntë muaj e 13 ditë për të vuajtur dënimin e plotë. A.S. i është dorëzuar gjykatës kompetente për procedim të mëtejshëm lidhur me ekstradimin në Turqi”, thonë nga MPB.

 

MARKETING