Është i vjetër dhe i sëmurë, Prokuroria kërkoi arrest shtëpiak për 64-vjeçarin nga Shkupi

Është i vjetër dhe i sëmurë, Prokuroria kërkoi arrest shtëpiak për 64-vjeçarin nga Shkupi

Prokurorët kanë kërkuar një masë më të lehtë ndaj ngasësit të veturës që dyshohet se është shkaktar kryesor i aksidentit që shkakti vdekjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli. Prokuroria ka kërkuar vetëm arrest shtëpiak për 64-vjeçarin nga Shkupi, duke pasur parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të të dyshuarit, por edhe nevojën për sigurinë e tij gjatë procedurës penale.

I dyshuari 64-vjeçar nga Shkupi, më 17 qershor, në rrugën kryesore Shkup – Bllacë në drejtim nga jugu në veri, drejtonte veturën e pasagjerëve “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE, SHKUP

“Kur ka dalë para tunelit të Bllacës, ku qarkullimi rregullohet me sinjalistikë të komunikacionit për shkak të punës në rrugë, ka ndërmarrë aksionin e parakalimit të një kolone automjetesh që lëviznin në të njëjtin drejtim. Në momentin e tejkalimit ka pasur kontakt në mes të tij dhe një veture “BMW” me targa të Kosovës, e cila lëvizte si automjeti i tretë në kolonën që i dyshuari po parakalonte”. 

MARKETING