Është gjetur një person i vdekur në ISHP “Idrizovë”
Në SPB Shkup dje në ora 10:00 u denoncua se në Institucionin ndërshkues – përmirësues – Burgu Idrizovë është gjetur i vdekur V.Gj. (45) nga Velesi, i cili ka vuajtur dënim me burg në këtë institucion.
Mjeku nga Ndihma emergjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i të vdekurit është dërguar në autopsi. Ekspertizë ka kryer ekip i SPB-së Shkup, informojnë nga MPB-ja.