Ermedin Adem e mbyll aventurën me Rabotniçkin, kërkon destinacion të ri

Ermedin Adem e mbyll aventurën me Rabotniçkin, kërkon destinacion të ri

Mesfushori shkupjan, Ermedin Adem, nuk do të jetë pjesë e Rabotniçkit në sezonin e ri, pasi ka mbyllur bashkëpunimin me klubin nga Shkupi. Pas përfundimit të kontratës, Ademi tashmë është futbollist i lirë dhe gjatë afatit kalimtar veror do të shqyrtojë opsionet për të vazhduar karrierën në një skuadër të re.

Shkupjani iu bashkua Rabotniçkit në vitin 2023 nga Voska Sport, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e disa skuadrave të njohura vendore, si Shkupi, Renova, Makedonija Gjorçe Petrov, Teteksi dhe Milano e Kumanovës. /SHENJA/

MARKETING