Erling Haaland shpallet lojtari më i mirë i sezonit nga UEFA

Erling Haaland shpallet lojtari më i mirë i sezonit nga UEFA

UEFA ka zgjedhur lojtarin më të mirë të vitit 2023. Kevin de Bruyne, Erling Haaland dhe Lionel Messi kanë qenë tre lojtarët në garë për ta fituar këtë çmim.

E në fund më shumë vota pati Erling Haaland i cili pati një vit të jashtëzakonshëm.

Norvegjezi fitoi gjithçka me fanellën e Manchester City, Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe Kupën FA.

Për sulmuesin norvegjez kjo është hera e parë që e fiton një çmim të tillë.

Ndërkohë futbollistja më e mira e vitit nga UEFA është shpallur spanjollja Aitana Bonmati që luan me Barcelonën.

MARKETING