Erdon Daci merr ftesë nga Milevski për ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Armenisë

Erdon Daci merr ftesë nga Milevski për ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Armenisë

Erdon Daci do të jetë në grumbullimin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e muajit tetor ndaj Ukrainës dhe Armenisë.

Milevski gjatë mesjavës publikoi listën, ndërsa Daci nuk ishte i përfshirë, ndërkohë burimet e televizionit Shenja mësojnë se Daci ka marrë ftesë shtesë ditëve të fundit nga seleksionuesi i ekipot A përfaqësueses.

Maqedonia nesër do të ketë grumbullimin në Shkup, ndërsa ndeshjen me Ukrainën e luan me 14 tetor në Pragë dhe tre ditë më vonë në Strumicë do të luaj kontrolluese me Armeninë.

MARKETING