Erdogan reagon ashpër kundër Eurovizionit: Ky event kërcënon familjen tradicionale

Erdogan reagon ashpër kundër Eurovizionit: Ky event kërcënon familjen tradicionale

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar Konkursin e Këngës në Eurovizion.

Ai shprehet se kjo ngjarje muzikore “inkurajon neutralizimin gjinor” dhe kërcënon familjen tradicionale.

Në një fjalim pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan i përshkroi artisët në garë si “kuajt trojanë të korrupsionit social” dhe tha se qeveria e tij kishte të drejtë që e mbajti Turqinë jashtë garës muzikore pan-evropiane në vitin 2012, raporton Guardian.

“Është bërë e pamundur të takosh një person normal në ngjarje si kjo”, tha Erdogan.

MARKETING