Erdogan: Besojmë se raundin e parë do ta përfundojmë me më shumë se 50% të votave
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pas mesnate ju drejtua popullit nga ballkoni i selisë së AK Partisë në Ankara, raporton SHENJA.
Ai tha se vendi “përmbylli me sukses një tjetër ‘festival të demokracisë’ me zgjedhjet e 14 majit.
Erdogan shtoi se “edhe pse rezultate përfundimtare nuk janë ende të qarta, ne jemi para me dallim të madh”.
Erdogan më tej tha se beson që raundin e parë do përfundojnë me më shumë se 50% të votave të fituara. /SHENJA/