Erdem Ahmeti: Shumë gjëra janë bërë në Turqi në kohën e Erdoganit

Erdem Ahmeti: Shumë gjëra janë bërë në Turqi në kohën e Erdoganit

Gazetari Erdem Ahmet në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zgjedhjet në Turqi, tha se pushteti po ballafaqohet me një rejting të madhe të opozitës që nuk kishte ndodhur në ciklet e mëparshme zgjedhore, fushata është interesante tubimet janë shumë të vizituara.

“Ka shumë interesim për të votuar, ose të mbahet në pushtet AK partia, ose të fitojë CHP me koalicionin dhe kjo është motiv për të dy palët dhe mendoj se kjo është mirë”, u shpreh gazetari Erdem Ahmeti.

Ai përmendi se në kohën e pushtetit të Erdoganit janë bërë shumë punë, ndërsa si shembull mori shëndetësinë që ka qenë kaos para tij.

Sipas tij, premtimi i opozitës është që një nga gjërat të cilat i kanë premtuar është shndrimi i sistemit nga presidencial në parlamentar.

Erdem tha se ka ardhur koha që në Turqi të ketë një kushtetutë të re.

MARKETING