Endrit Krasniqi: “Ballistët” janë domethënia e Shkëndijës, shpresoj të kthehemi te fitoret!

Endrit Krasniqi: “Ballistët” janë domethënia e Shkëndijës, shpresoj të kthehemi te fitoret!

Shkëndija si vendase të shtunën në Tetovë luan me Tikveshin në kuadër të xhiros së 14-t të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë në këtë ndeshje kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve, pasi tre ndeshjet e fundit regjistrojnë dy barazime dhe një humbje. Lajm i mirë është paralajmërimi i rikthimit të “Ballistëve” në tribunën “Marshin Beqiri” dhe mesfushori Endrit Krasniqi beson se me tifozët prapa vetes, skuadra tetovare do të jetë më e fortë për të sjellë reagimin e pritur.

“Mendoj se pas disa ndeshjeve në të cilat nuk kemi shkuar mirë, shpresoj që të kthehemi te fitoret. Ky është qëllimi ynë dhe besoj ta arrijmë në fund. Mendoj se të gatshëm apo jo, skuadra duhet të reflektojë, sepse tanimë është momenti i fundit për të reflektuar. Kështu që presim në ndeshjen e nesërme të fitojmë dhe të vazhdojmë tutje. Po, ky është një super lajm për ne, sepse është një mbështetje, është një reflektim ndryshe nga ne. “Ballistët” janë domethënia e këtij ekipi, kështu që me mbështetjen e tyre edhe për ne do të jetë më e lehtë”, ka thënë Endrit Krasniqi.

MARKETING