EMV Shitja nënshkroi marrëveshje për furnizim të gazit natyror për prillin e vitit 2023 me Makpetrolin

EMV Shitja nënshkroi marrëveshje për furnizim të gazit natyror për prillin e vitit 2023 me Makpetrolin

EMV Shitja solli vendim për zgjedhje të furnizuesit të gazit natyror për muajin prill të këtij viti për nevojat e ngrohtores Lindje, Perëndim, Energjetika dhe Shkup Veri, si dhe për subjekte të tjera ekonomike të cilat furnizohen përmes EMV Shitjes. Gazi natyror për muajin prill do të furnizohet me çmim fiks prej 54,60e/MWh, ndërsa furnitor do të jetë ndërmarrja Makpetrol.

Në konkursin publik i cili u publikua më 20 mars të këtij viti dhe i cili ishte i kapshëm për të gjitha kompanitë vendore dhe të huaja të regjistruara për veprimtarinë, siç ceket në kumtesën nga EMV Shitja, kërkohej dërgesë e 500 MWh deri 1800 MWh sasi gazi në ditë.

“Në konkursin e ri arritën dy oferta. Ofertat përfundimtare financiare pa TVSH, të shprehura në çmime fikse siç kërkohej në konkurs, ishin në vijim: Makpetrol SHA – Shkup, ofroi çmim përfundimtar fiks prej 53,60 e/MWh dhe Balkan Utilities nga Repëublika e Bullgarisë ofroi çmim përfundimtar fiks prej 53,70 e/MWh”, shtohet në kumtesë.

Duke pasur parasysh atë që çmim më të ulët fiks ofroi ndërmarrja Makpetrol, siç theksojnë nga EMV Shitja, shtë sjellë vendim për zgjehdje të Makpetrolit për furnizor të gazit natyror për muajin prill.

MARKETING