EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor

EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor

EMV njoftoi se në thirrjen publike të shpallur më 31 dhjetor të vitit 2024, për furnizimin e rezervave për lëndë djegëse alternative për 15 ditë punë të ngrohtoreve, nga ana e EMV Prodhim i ngrohjes – SHPKNJP Shkup, për të cilin hapja e ofertave ishte më 8 janar, nuk është dorëzuar asnjë ofertë. Për shkak të kësaj, nga EMV Prodhim i ngrohjes, theksojnë se punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes adekuate.

Në kumtesë, njëherit përkujtohet se Ngrohtoret me të cilat menaxhon EMV Prodhim i ngrohjes SHPKNJP Shkup, përdorin vetëm gaz natyror si lëndë djegëse parësore në procesin e prodhimit të energjisë ngrohëse dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kryerësi i prodhimtarisë së energjisë ngrohëse ka obligim ligjor të sigurojë rezerva operative nga karburantet alternative  në sasinë e cila është e nevojshme për të paktën 15 ditë punë me kapacitet maksimal sipas licencës, me qëllim që të sigurohet prodhim i sigurt, cilësor dhe i vazhdueshëm i energjisë ngrohëse. Prandaj, EMV Prodhim i ngrohjes, për shkak të obligimit ligjor, shpalli thirrje publike për ndarjen e marrëveshjes kornizë për furnizimin e rezervave për lëndë djegëse alternative për 15 ditë punë të ngrohtoreve më së shumti deri në 11.000.000 kg”, theksojnë nga kompania.

Thirrja, theksohet, ishte shpallur publikisht në faqen e internetit të SHA EMV www.elem.com.mk dhe në gazetat publike Gazeta Zyrtare dhe Koha dhe ishte e arritshme për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik.

Sipas thirrjes së publikuar, kompania planifikon të japë një marrëveshje kornizë me furnizuesin e përzgjedhur, pra mban të drejtën të blejë sasi të mazutit sipas nevojave aktuale, pra të mos blejë fare nëse rezulton e panevojshme. Në specifikimet teknike për subjektin e prokurimit në dokumentacionin e tenderit është definuar standardi që duhet të plotësojë mazuti, sipas kërkesave të rregullores së brendshme, si dhe sasitë treguese që do të nevojiteshin për regjimin maksimal të funksionimit të ngrohtoreve për 15 ditë, qëndron në kumtesën e SHA EMV.

MARKETING