Emri i Alternativës në Facebook hakohet e ndryshohet në “Hajnat e Alternativës”

Emri i Alternativës në Facebook hakohet e ndryshohet në “Hajnat e Alternativës”

Faqja zyrtare e partisë Alternativa është hakuar. Këtë e kanë bërë të ditur nga kjo parti, të cilët madje kanë potencuar edhe emrin e personit për të cilin thonë se e ka bërë këtë vepër.

MARKETING

“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga personi Mesud Bajrami. Rasti është paraqitur në organet kompetente, konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë. Kërkojmë nga organet kompetente që ky rast të trajtohet dhe të zgjidhet në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Ndërkohë, ky reagim i partisë është kundërshtuar nga Mesut Bajrami i cili thotë: “Faqja nuk është hakuar, po është hap dhe është rritë e mirmbajt nga Mesut Bajrami! T’fala Hajnave të Alternativës”.

MARKETING