“Emisioni 25 minuta”: Automjete për pastrim të borës të vjetra edhe pas 40 viteve

“Emisioni 25 minuta”: Automjete për pastrim të borës të vjetra edhe pas 40 viteve

Në emisionin “25 minuta” në TV SHENJA, i ftuar ka qenë Kostadin Acevski, Drejtor i NP Rrugët e Maqedonisë.

Ai është përgjigjur shumë pyetjeve lidhur me funksionimin e ndërmarrjes, automjetet për pastrim të borës që posedon dhe tema tjera.

Ja një pjesë e bisedës:

Pyetje: Numër i madh i qytetarëve janë ankuar shkaku se një pjesë e vogël e borës krijoi kaos të vërtet nëpër Maqedoni. Ishte e akuzuar Rruga e Maqedonisë , ju jeni drejtor dhe pikërisht juve ju akuzonin. Që nuk e kryeni punën.

Kostadin Acevski

Rruga e Maqedonisë ishte e akuzuar si çdoherë. Disa herë thash se ne jemi në shërbim 24/7. Në të gjitha situatat kur duhet të intervenohet, gjatë motit të keq…

Pyetje: Ndërsa kush ishte fajtor që thoni vazhdimisht se neve na akuzojnë?

Përgjigje: Në njëfarë mënyre jemi edhe kujdestar-fajtor.

Po, mirëpo kush ishte fajtor për atë kaos që u krijua?

Përgjigje: Nuk mund të kërkojmë fajtor.

Pyetje: Duhet dikush të pranon përgjegjësi.

Përgjigje:  Po, saktë. Edhe qytetarët kanë të drejtë. E kuptojmë edhe revoltin e tyre. Edhe pritshmëritë e tyre, në atë moment rrugët të jenë kalueshme. Mirëpo gjithashtu edhe qytetarët duhet t’i respektojnë detyrimet që i kanë, në pajtueshmëri me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, gjegjësisht mbajtja e pajisjeve dimërore në automjetet. Detyrim që zgjat secilin vit nga data 15.11.

Pyetje: D.m.th. qytetarët janë fajtorë?

Përgjigje:  Jo, jo. Nuk mund të themi se qytetarët janë fajtorë. Ekziston rregullore, por edhe atë çfarë e parasheh ligji. Edhe nga aspekti i mirëmbajtjes së rrugëve, edhe rregullorja për mirëmbajtjen e rrugëve, përfshirë edhe rregulloren për shërbimet dimërore, ka mënyra të zbatimit. Nëse shihni çdokund në rajonin…

Pyetje: D.m.th. kjo ishte pak borë. Nuk mund të krahasohemi me probleme serioze me borë të cilat i kanë shtetet tjera.

Përgjigje:  Ne nuk jemi shumë larg nga Serbia dhe Bullgaria. Pamë që atje u bë kolaps dhe kaos në trafikun rrugor.

Po, mirëpo bora ishte shumë më e madhe.

Kështu si e para, si rrallë herë kishte reshje të vazhdueshme dhe intenzive në tërë territorin e Maqedonisë.

Pyetje: Më falni që ju ndërpres. Qytetarët thanë që aspak nuk kanë parë ndonjë automjet që pastron.

Përgjigje:  Nuk është e saktë. Tani, t’ju them kështu, si e para, ekipet e Rruga e Maqedonisë janë të shpërndara çdo vit nga fillimi i nëntorit. Ashtu edhe këtë vit, në 37 punkte dimërore në tërë territorin e shtetit. Ekipet e Rruga e Maqedonisë, punojnë 24/7 fjalë për fjalë. Bëjnë kujdestari, kryejnë mirëmbajtje preventive të rrugëve, spërkatje me materiale gërryese me krip dhe rërë për parandalimin e ngricave. Edhe në raste të reshjeve të borës bëjnë intervenime për pastrimin e grumbullit të borës.

Pyetje: Të jemi pak më preciz, për shkak se atë e dimë. Pyetja ime është, sa automjete ka për pastrim të borës?

Përgjigje:  Për momentin 71 automjete nga Rruga e Maqedonisë, prej të cilave 67 janë funksional.  Katër janë me defekte më të vogla apo të mëdha të cilat tërhiqen për momentin. Përveç kësaj kemi edhe 25 makina ngarkuese, 5 grejder, 11 traktorë, 8 pastrues për borë.

Pyetje: E shoh listën e keni para jush. Megjithatë me tregoni a ka nevojë për më shumë automjete dhe për më shumë pajisje?

Përgjigje:  Gjitha këto automjete të cilat i theksova, vikendin e kaluar kur ishin reshjet e borës, të gjitha ishin të vëna në funksion me gjithë fuqinë njerëzore.

Pyetje: Mirë, por pyetja ime ishte a janë të nevojshme më shumë?

Përgjigje: Çdoherë ka nevojë për më shumë automjete dhe çdo vit ne angazhojmë automjete shtesë nga persona të tretë. Për këtë vit janë kërkuar 110 automjete shtesë.

Pyetje: Nga cilët persona të tretë?

Përgjigje: Nga realizues të cilët zgjidhen në procedurë për furnizime publike të cilët punojnë së bashku me automjetin për Ndërmarrje Publike Rruga e Maqedonisë.

Pyetje: Tani pyetja ime është, në vend që të kërkoni prej furnizimeve publike supozoj prej firmave private, përse shteti nuk i blen këto 110 automjete për të cilën flisni?

Përgjigje: Ajo është edhe pyetja ime.

Pyetje: Cila është pyetja juaj?

Përgjigje: Ajo që përse shteti nuk i blen këto 110 automjete?

Pyetje: Më tregoni a keni kërkuar ju?

Përgjigje: Po, kemi kërkuar. Tani do t’ju tregoj. Ky problem në Rruga e Maqedonisë nuk është prej tash.

Pyetje: Më tregoni çfarë ka ndodhur kur keni kërkuar. Nga kush kërkuat, nga qeveria apo nga kush?

Përgjigje:  Tani do t’ju tregoj. Nëse më lejoni. Kishte një postim timin në rrjetet sociale, në të cilën opozita u thirr. Kjo nuk ishte bora e parë. Bora e parë ishte më datë 17.11. Ahengu mund të fillon. I njëjti ishte ironik, mirëpo fatkeqësisht nuk e kanë kuptuar ironinë. Ahengu për Rruga e Maqedonisë për fat të keq zgjat 30 vite. Këto 71 automjete që i përmenda, dy automjete ngarkuese speciale, kamionë për pastrim të borës, njëzet janë deri në pesë vite vjetërsi. Mirëpo, tjerat janë me më shumë se tridhjetë vite vjetërsi .

Pyetje: Ajo ishte pyetja ime e ardhshme, për vjetërsinë.

Përgjigje:  Mospërputhja kohore e investimit dhe mosinvestimit në ndërmarrjen publike. Nga këto 31 makina ngarkuese, këtë vit kemi marrë edhe 15 shtesë. Në 2022-tën dhe 2023-tën kemi marrë 15. Nga këto 31, 15 prej tyre janë deri pesë vite vjetërsi. Mirëpo, tjerat janë mbi 30 vite vjetërsi.

 

MARKETING