Elif Elmas mbërriti në Itali: Dëshiroj një sezon të mirë me Torinon!
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, është zyrtarisht futbollisti më i ri i Torinos. Elmas vjen nga radhët e Lajpzigut, ku nuk kishte minutazhën e duhur dhe nuk arriti të tregonte potencialin e tij. Ai transferohet në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me mundësinë e blerjes në fund të vitit për 17 milionë euro.
25-vjeçari ka luajtur vetëm 5 ndeshje për Laipzigun këtë sezon dhe ka regjistruar vetëm një asist për gol. Para se të kalonte tek Laipzigut, Elmas ishte pjesë e Napolit për 5 vjet.