Elif Elmas golin ia dedikoi Turqisë

Elif Elmas golin ia dedikoi Turqisë

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Elif Elmas realizoi një gol tjetër në Serinë A në fitoren e skuadrës së tij Napoli ndaj Kremonezes me rezultatin 3:0, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte edhe festa e tij. Në 10 minutat e fundit të sfidës, Elmasi gjeti rrjetën për ti finalizuar shifrat në 3:0, ndërsa vëmendje mori festa e tij, me reprezentuesin e vendit që goli ua dedikojë Turqisë dhe Sirisë që u goditën nga tërmeti vdekjeprurës. Kujtojmë se Elif Elmas para transferimit në Napoli, ishte pjesë e Fenerbahçes në Turqi.

MARKETING