Eksponentët e Besëlidhja AKI, Rexhepi dhe Selami u takuan me legjendën e mundjes, Shaban Tërstena

Eksponentët e Besëlidhja AKI, Rexhepi dhe Selami u takuan me legjendën e mundjes, Shaban Tërstena

Eksponentët e Besëlidhja AKI, Kandidati për kryetar të Shkupit, Zejd Rexhepi dhe bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, mbrëmë janë takuar me legjendën e mundjes, kampionin olimpik nga Shkupi, Shaban Tërstena.
Rexhepi për takimin miqësor me legjendën e mundjes, Tërstena, ka shkruar se takimi me të është frymëzim për brezat, shembull i sakrificës, përkushtimit dhe vullnetit që e bën të pamundurën të mundur.⁣

Shkrimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdi:

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭ë 𝐦𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝ë𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐛𝐚𝐧 𝐓ë𝐫𝐬𝐭𝐞𝐧𝐚⁣

Mbrëmë, kishim kënaqësinë të jemi në konak te njëri prej emrave më të mëdhenj të sportit shqiptar dhe olimpik – Shaban Tërstena, kampion olimpik dhe bartës i 19 medaljeve në fushën e mundjes.⁣
Historia e tij është frymëzim për brezat, shembull i sakrificës, përkushtimit dhe vullnetit që e bën të pamundurën të mundur.⁣

Ndër të tjerat, u dakorduam se është e domosdoshme që institucionet duhet të rrisin mbështetjen ndaj sportit, jo vetëm për kampionët tanë të së shkuarës, por edhe për gjeneratat e reja që po rriten me ëndrra të mëdha, sepse sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ta ngritur sportin në nivelin që meriton.⁣

Gjithashtu ishim të nderuar me nga një kopje të librit – “Rruga e kampionit olimpik”.

MARKETING