Ekipi i Lubotenit fiton Kupën e Maqedonisë në konkurrencë të femrave

Ekipi i Lubotenit fiton Kupën e Maqedonisë në konkurrencë të femrave

Ekipi i Lubotenit është fitues i Kupës së Maqedonisë në konkurrencë të femrave.

Ata në finalen e luajtur në Veles, kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 kundër Sasa nga Kamenica.

Golin e vetëm për Lubotenin e shënoi Aleksandra Markovska edhe atë me goditje direkte nga këndi.

Për Lubotenin ky është triumfi i dytë në Kupin, duke e përsëritur suksesin e vitit të kaluar.

Sasa, e cila edhe vitin e kaluar humbi në finale, mbetet me një trofe.

Këta dy ekipe do ta vazhdojnë betejën edhe në kampionat, ku përsëri në epërsi është Luboteni.

Ekipi nga Tetova, ka një pikë epërsi, ndërsa deri në fund të mbeten edhe tre ndeshje.

MARKETING