Ekipe shpëtimi nga Holanda dhe Rumania nisen për të ndihmuar Türkiye-n pas tërmetit shkatërrues

Ekipe shpëtimi nga Holanda dhe Rumania nisen për të ndihmuar Türkiye-n pas tërmetit shkatërrues

Ekipet e shpëtimit nga Holanda dhe Rumania tashmë janë në rrugën drejt Türkiye-s për të ndihmuar pas “tërmetit shkatërrues”, njoftoi sot komisioneri i Bashkimit Evropian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç, transmeton Anadolu.

“Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së po koordinon dërgimin e ekipeve të shpëtimit nga Evropa”, shkroi Lenarçiç në Twitter.

“Ekipet nga Holanda dhe Rumania tashmë janë në rrugë”, shtoi ai, duke shprehur solidaritetin me Türkiye-n “pas tërmetit shkatërrues”.

Të paktën 284 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.320 të tjerë u plagosën pas tërmetit të fuqishëm që goditi juglindjen e Türkiye-s mëngjesin e sotëm, sipas agjencisë së vendit për menaxhimin e fatkeqësive.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, i cili goditi në orën 4:17 të mëngjesit sipas kohës lokale, epiqendra e të cilit ishte në qarkun Pazarcik në provincën jugore Kahramanmaraş të Türkiye-s.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

MARKETING