Ejup Abazi: Jam i kënaqur nga rezultati, tani është koha për ndryshim në Studeniçan

Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, në emisionin “Debat në Shenja” tha se ata janë të kënaqur nga rezultati i arritur në raundin e parë duke shtuar se ky rezultat është arritur me një përpjekje të madhe.
“Është arritur me djers, pa përdorur asnjë formë të pushtetit në komunë e Studeniçanit. Ky rezultat është falë besimit që popullata në komunën e Studeniçanit ka pa tek ne, ka pa se duhet të bëj një ndryshim dhe atij ndryshimi mund t’i prijë unë”, tha Abazi.
Ai tha se ata kanë garuar që të fitojnë që në raundin e parë por beteja ka qenë shumë e rëndë, ngase kanë qenë tre forca dhe ishte pothuajse e pamundur që të fitohen zgjedhjet në raundin e parë.