Edi Sherifovski pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Paris 2024

Edi Sherifovski pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Paris 2024

Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se me vendim të përbashkët të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, në bazë të rezultateve të arritura dhe rregullave ekzistuese, xhudisti më i mirë i Maqedonisë së Veriut, Edi Sherifovski (kategoria 81kg) do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Më këtë vazhdohet trendi i pjesëmarrjes së vazhdueshme të xhudistëve nga Maqedonia e Veriut, me të cilën këto janë garat e treta me radhë që Maqedonia e Veriut merr pjesë me sportistët më të mirë në xhudo, bëjnë të ditur nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut.

“Besojmë shumë se Edi do të japë maksimumin në Paris dhe se së bashku me trajnerin e tij Goran Mickovski do të arrijnë një rezultat të shkëlqyer në Lojërat Olimpike të ardhshme”, thonë nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut.

MARKETING