Edhe komuna e Çairit ka nisur ekipin e saj për t’i dalë në ndihmë Turqisë

Edhe komuna e Çairit ka nisur ekipin e saj për t’i dalë në ndihmë Turqisë

Edhe komuna e Çairit ka nisur ekip drejtë Turqisë, për t’i ndalë në ndihmë popullatës së atij, vendi i cili gjatë ditës së djeshme përjetoi disa tërmete shumë të fuqishme, të cilat morën jetën e shumë personave dhe shumë janë lënduar.
“Drejt Turqisë së goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe në ndihmë të popullit turk, po niset edhe një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi. Me Visar Ganiun para nisjes takuam të parin e kësaj shoqate Artan Demiri. Ky mision humanitar që po realizohet nga djelmoshat tanë, shpresojmë të jetë një ndihmë që do ti zbuste sadopak pasojat nga tërmeti. Sot lutjet me shpirt e me zemër të gjithë i kemi të drejtuara nga Turqia dhe populli turk dhe shpresojmë që dhimbje të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar ish kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

MARKETING