E BUJSHME | Reali dhe Barcelona jashtë Champions për shkak të qeverisë spanjolle?!

E BUJSHME | Reali dhe Barcelona jashtë Champions për shkak të qeverisë spanjolle?!

Vendet e Real Madridit dhe Barcelonës në Champions League tani janë në rrezik për skandalin e Luis Rubiales. Në zhvillimet më të fundit, Federata spanjolle i ka kërkuar UEFA-s që të konsiderojë përjashtimin e tyre për shkak të ndërhyrjes së qeverisë spanjolle lidhur me polemikën e vazhdueshme të ‘puthjes”.

Nëse kjo kërkesë plotësohet, do të thotë që të gjitha klubet spanjolle do të përjashtohen nga garat e UEFA-s si Champions League, Europa League dhe Europa Conference League.

Prokuroria publike spanjolle ka njoftuar hapjen e një hetimi paraprak kundër Luis Rubiales për “sulm seksual” të dyshuar.

MARKETING