Dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël në veri të Italisë

Dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël në veri të Italisë

Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël është rrëzuar në rajonin verior Piedmont në Itali, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas mediat italiane TG24, aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 me kohën lokale në Antrona Schieranco, pranë digës Campliccioli.

Sipas raportit, dy personat në bord, të identifikuar si një inxhinier 64-vjeçar nga Premeno dhe miku i tij 63-vjeçar nga zona e Milanos, humbën jetën në vend.

Mjeti fluturues dyshohet se ishte një autoxhiro, një lloj mjeti fluturues me rotor, në të cilin motori siguron shtytjen përpara, ndërsa rotori rrotullohet përmes autorotacionit.

Zjarrfikësit thanë se mjeti fluturues goditi kabllot e teleferikut të kompanisë Enel, që shërben në digën Campliccioli, para se të përfshihej nga flakët.

Zjarrfikësit u dërguan në vendngjarje, të mbështetur nga helikopteri për operacionet e shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit.

Dëshmitarët në fshatin e afërt Antrona thanë se e panë mjetin fluturues në flakë, duke e përshkruar si “një top zjarri”.

MARKETING