Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën Koçan-Shtip në afërsi të fshatit Trkanje

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:00 në autostradën Koçan – Shtip, në afërsi të nënkalimit në drejtim të fshatit Trkanje.
Nga SPB – Shtip kanë bërë të ditur se në aksident kanë marrë pjesë dy vetura të pasagjerëve me targa të Koçanit. Nga plagët e marra të dy drejtuesit e automjeteve kanë ndërruar jetë në vendngjarje,
Në vendngjarje ndodhet ekipi i njësisë zjarrfikëse territoriale nga Koçani, ndërsa ekipi i Stacionit Policor të Koçanit po kryen kontroll në vendin e aksidentit.