Dy gjykime të ndara kundër Merkos sot në Gjykatën e Strugës

Dy gjykime të ndara kundër Merkos sot në Gjykatën e Strugës

Në dy seanca të ndara në Gjykatën Themelore në Strugë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për blerjen e automobilit “Audi A6” për nevojat e Komunës së Strugës dhe për vendosjen e pllakës në hyrje të ndërtesës komunale.

Seanca për blerjen e makinës luksoze ka nisur për shkak të ndryshimit të gjykatësit që në seancën e kaluar ka kërkuar kohë për shqyrtimin e shkresave të lëndës. Ai proces gjyqësor ka filluar në prill të vitit të kaluar dhe Merko akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak të blerjes së katër automjeteve në vlerë totale rreth 114.000 euro, në mesin e të cilave një veturë luksoze “Audi A6”, duke dëmtuar buxhetin e Komunës në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe në kundërshtim me interesin publik në kushtet kur Komuna kishte borxhe të papaguara dhe llogari bankare të bllokuar. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar – neni 353, parashikohet dënim me burg nga një deri në katër vjet.

Gjykimi për pllakën e vendosur në hyrje të ndërtesës së komunës duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve. Si kryetar i Komunës së Strugës, Merko në mars të vitit të kaluar ka ngritur një memorial me të cilin sipas aktakuzës ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike në mesin e banorëve të Strugës, me çka ka kryer veprën penale të përcaktuar në nenin 27 të Ligjit për Monumentet Memoriale. Me kërkesë të prokurorisë i është marrë pasaporta dhe i kërkohet të paraqitet në gjykatë një herë në javë.

Merko për këtë vepër para gjykatës u deklarua se nuk ndjehet fajtor.

Për pllakën e vendosur në Ndërtesën Komunale në Strugë, Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi konfirmoi se Merko me procedurat e tij ka shkaktuar shqetësim të vazhduar te banorët e komunës.

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për përfshirje në korrupsion. Kundër tij ka parashtruar nëntë akuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

MARKETING