DSMacedonia me 21 medalje në Romë, e argjendtë vajza e Besart Ibraimit, Erina!

DSMacedonia me 21 medalje në Romë, e argjendtë vajza e Besart Ibraimit, Erina!

Digital School Macedonia ngriti edhe një herë flamurin lart në arenën ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit, duke fituar në total 21 medalje.

Në Grand Final të garave ndërkombëtare në Romë, Itali, nxënësit e Digital School Macedonia shkëlqyen mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, duke dëshmuar se talenti, përkushtimi dhe puna e palodhur nuk njohin kufij.

Në mesin e medalistëve është edhe Erina Ibraimi, vajza e futbollistit të njohur të Maqedonisë së Veriut, aktualisht anëtar i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi.

“Këto medalje janë shumë më tepër se çmime, ato janë dëshmi e talentit, disiplinës, kreativitetit dhe punës së pandalur të nxënësve tanë, si dhe e përkushtimit të instruktorëve që i udhëhoqën drejt këtij suksesi. Nga Maqedonia e Veriut në skenën botërore, nxënësit tanë treguan se e ardhmja e teknologjisë ndërtohet nga të rinjtë që guxojnë të ëndërrojnë dhe të krijojnë. Urime të gjithë fituesve! Jemi jashtëzakonisht krenarë për secilin prej jush. Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve të tjera që na presin!”, thuhet në njoftimin e DsMacedonia.

Ja të gjithë fituesit e medaljeve:

🥇 Amar Demiri
🏆 1st Place Gold Medal – AI Prompt
🥇 Gold Medal – Codementum
🥉 Bronze Medal – CodeCombat
🎖 Honorable Mention – Science

🥇 Jon Abdullahi
🏆 1st Place Gold Medal – AI Prompt
🥇 Gold Medal – Codementum
🥉 Bronze Medal – Science

🥇 Eugen Papraniku
🥇 Gold Medal – 3rd Place Codementum
🥇 Gold Medal – Science

🥈 Erina Ibraimi
🥈 Silver Medal – Codementum

🏆 Bulza Abdili
🥇 1st Place Gold Medal – Codementum
🥇 2nd Place Gold Medal – AI Prompt
🥈 Silver Medal – Mathematics

🥇 Bora Abdili
🥇 Gold Medal – Codementum
🥇 Gold Medal – 3rd Place AI Prompt

🥇 Bardh Sulimani
🥇 Gold Medal – 3rd Place AI Prompt
🥈 Silver Medal – Codementum
🎖 Honorable Mention – Science

🥇 Junus Aziri
🥇 Gold Medal – 2nd Place Mathematics
🥇 Gold Medal – Science
🥉 Bronze Medal – AI Prompt Engineering

MARKETING