Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri, Peleshi: Prej dy ditësh ka filluar montimi i tyre

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri, Peleshi: Prej dy ditësh ka filluar montimi i tyre

Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë kanë zbarkuar në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe foto të dronëve.

“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha Ministri, duke shtuar se ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

“Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shton Ministri Peleshi.

MARKETING