Drita e fiton derbin e shqiptarëve ndaj Shkëndijës

Drita e fiton derbin e shqiptarëve ndaj Shkëndijës

Drita ka mposhtur Shkëndijën me rezultat 1–0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Konferencës, e luajtur në “Fadil Vokrri”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arb Manaj në minutën e 20-të pas një asistimi nga Besnik Krasniqi. Skuadra gjilanase dominoi pjesën e parë dhe krijoi më shumë raste.

Në pjesën e dytë, Shkëndija u tregua më e rrezikshme, me Latifin që goditi traversën nga një gjuajtje e lirë dhe Ibraimin që u ndal nga pritja vendimtare e portierit Faton Maloku. Drita mbrojti epërsinë deri në fund dhe tregoi lojë të disiplinuar. Fitorja u shoqërua me festë të madhe nga tifozët vendas.

Me këtë triumf, Drita ngjitet në vendin e tetë me tetë pikë dhe është pranë sigurimit të play-offit. Ndërsa Shkëndija mbetet me katër pikë në pozitën e 25-të dhe do të luftojë në dy ndeshjet e mbetura.

MARKETING