Dridhje toke në Shqipëri

Dridhje toke në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes në jug të ishullit grek të Korfuzit.

Tërmeti është regjistruar në orën 07:20, ndërsa thellësia ka qenë 9.2 kilometra.

Agjencia Greke për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet (OASP) njoftoi se një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe epiqendra ka qenë 20 kilometra në jugperëndim të ishullit Otoni.

Tërmeti është ndier edhe në jug të Shqipërisë.

MARKETING