Drafti i Asociacionit, Gërvalla: Respekton në plotni Kushtetutën dhe pamundëson ndërhyrjet nga jashtë

Drafti i Asociacionit, Gërvalla: Respekton në plotni Kushtetutën dhe pamundëson ndërhyrjet nga jashtë

Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Punëve të Jashtme, i ka shkruar letër Këshillit të Evropës, dhe e ka njoftuar se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, raporton Gazeta Sinjali.

“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimi e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serbe të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e ministres të bërë kë mëngjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Gërvallës, ky draft-statut, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb dhe njëkohësisht respekton Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e Këshillit të Evropës.
“Drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë pamundëson ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin”, shkruan tutje ajo.

MARKETING