Dr. Mahmut Çevik vizitoi familjarët e të ndjerëve Luma dhe Bytyq në Prizren

Dr. Mahmut Çevik vizitoi familjarët e të ndjerëve Luma dhe Bytyq në Prizren

Nënkryetari i i Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA), Dr. Mahmut Çevik, gjatë vizitës së tij në Kosovë, i shoqëruar Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, deputetët Enis Kervan dhe Fidan Brina Jëllta, Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Celal Doğan, dhe Koordinatorin e TIKA-s në Prishtinë, Fulya Aslan, kishte rastin që të viziton shtëpinë e Xhemil Lumës në Prizren, ku shprehi ngushllimet e tij familjarëve, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 2023. Luma, ishte një nga intelektualët e shquar të komunitetit turk në Kosovë, ndërsa ishte edhe mik i afërt i Dr. Mahmut Çevik.

Xhemil Luma ka shërbyer në disa pozita në Partinë Demokratike Turke të Kosovës dhe më pas në Partinë e Drejtësisë Turke, duke luftuar për vlerat kombëtare dhe fetare të popullit turk.

Gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Prizrenit, Dr. Mahmut Çevik, gjithashtu kishte rastin që t’i shpreh ngushllimet edhe familjarëve të të ndjerit, Arif Bytyq, ish Kryetarit të Partisë së Drejtësisë Turke të Kosovës (KATP), i cili kishte ndërruar jetë në vitin 2023. Ndryshe Arif Bytyq, një javë para se të ndërronte jetë, kishte marrë pjesë në Takimin e Rumelisë, ku u nderua me një çmim nga Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan për kontributet e tij.

MARKETING