Dr. Mahmut Çevik takon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski

Dr. Mahmut Çevik takon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski

Gjatë qëndrimit të tij disaditor në vend, sot nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, ka realizuar takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, si dhe u bisedua mbi fazën e projektimit të dixhitalizimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese.
Me dixhitalizimin e institucionit pritet që të përmirësohen jo vetëm mjetet e punës për këshilltarët dhe gjyqtarët, por edhe kanalet e komunikimit me publikun, në mënyrë që të rritet ndjeshëm efikasiteti dhe transparenca e punës së Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë deri tani nga TİKA dhe theksoi se Gjykata është e gatshme të nisë zbatimin e procesit të dixhitalizimit në periudhën e ardhshme.

MARKETING