Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta

Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta

Sot është ndarë nga jeta, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta. Lajmi për ndarjen nga kjo botë, e ka pikëlluar edhe mikun e tij turk, nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, i cili shkroi mesazh ngushëllimi për ndarjen nga kjo botë të profesor Baletës.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të Turqisë, ish-ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtë. Ai gjithmonë theksonte se asnjë problem nuk mund të zgjidhej pa Turqinë dhe punonte për forcimin e marrëdhënieve turko-shqiptare. Allahu e mëshiroftë”, kështu ka shkruar në rrjetin social X, nënkryetari i TIKA-s”, Dr. Mahmut Çevik.

MARKETING