Dr.Bunjamin Xhaferi dhe Dr.Nusret Xhaferi në Barcelonë prezantojnë punimin “Përdorimi i graftit autolog i dentinës në defektet kockore”

Dr.Bunjamin Xhaferi dhe Dr.Nusret Xhaferi në Barcelonë prezantojnë punimin “Përdorimi i graftit autolog i dentinës në defektet kockore”

Doktor Bunjamin Xhaferi -Kirurg Oral dhe Dr.Nusret Xhaferi-Kirurg Ortoped në Kongresin Botëror të Osteporozës, Osteoartitit dhe Sëmundjeve Osteomuskulare që është mbajtur në Barcelonë kanë prezantuar artikullin “Përdorimi I graftit autolog I dentinës në defektet kockore”.
Sipas tyre, përdorimi i graftit autolog i dentinës mundëson përdorimin e dhëmbëve të ekstrahuar (Green Dentistry), posaçërisht të dhëmbëve të impaktuar për përfitimin e matriksit të mineralizuar/demineralizuar të dentinës për prezervimin e kreshtës alveolare si dhe defekteve kockore te nofullave dhe në sistemin kockor në përgjithësi.
“Për përfitimin e këtij graft materiali shfrytëzohet SDG protokolli I themeluar nga shkencëtari i njohur Itzhak Binderman. Paraqet një graft material me potencial te lart regjenerues të indit kockore, përarsye se matriksi I dentinës posedon përbërjen e njejtë biokimike si dhe prejardhjen e njejt embriologjike me kockat membranoze. Përdorimi i këtij grafti mundëson zëvendësimin e shum supstituentëve artificiale si dhe përdorimin e grafteve autologe të kockës për të cilët shfrytëzohen teknika speciale që mund të shkaktojn komorbiditet të lartë tek pacientët”, kanë thënë në prezantimin e tyre mjekët, Bunjamin Xhaferi dhe Nusret Xhaferi.

MARKETING