DPHM: Nuk do të ketë reshje të reja të borës, të martën do të jetë më ftohtë

DPHM: Nuk do të ketë reshje të reja të borës, të martën do të jetë më ftohtë

Nga kjo fundjavë, Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga një valë e re e të ftohtit, e cila do të sjellë rënie të temperaturave dhe krijim të akullit, sidomos gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit.

Ajri i ftohtë do të depërtojë nga lindja dhe verilindja, por reshjet do të jenë të pakta dhe nuk pritet dëborë e madhe. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, dita më e ftohtë do të jetë e marta, me temperatura minimale deri në -9 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë.

MARKETING