Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka zbulon se ai u kthye në dhomën e zhveshjes para gjuajtjes së penalltive për t’u përgatitur me trajnerin e portierëve.

Gigio u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren e PSG-në ndaj Liverpool mbrëmë, pasi priti dy penallti, duke lejuar gjigantët e Ligue 1 të kualifikoheshin në çerekfinale.

Megjithatë, ajo që ra në sytë e të gjithë shikuesve ishte ‘arratisja’ e italianit pas vërshëllimës së fundit dhe rikthimi i tij nga zhveshtoret vetme disa qasje para nisjes së ekzekutimit të penalltive.

Donnarumma ka treguar tashmë arsyen e asaj shkuarje në dhomën e zhveshjes së PSG-së.

“Më duhej të urinoja. Po bëjë shaka. Kisha përgatitur diçka me trajnerin e portierëve; ishte e drejtë të kaloja disa gjëra përpara se të dilnim jashtë dhe të shpresoja të prisja disa penallti” zbuloi portieri italian.

Ndryshe, Donnarumma ka mbajtur nëntë herë portën e paprekur në 30 paraqitje me PSG-në këtë sezon, duke pësuar 28 gola. /Telegrafi/

 

MARKETING