Dominon sportin e bilardos, djali nga Laçi sërish kampion bote

Dominon sportin e bilardos, djali nga Laçi sërish kampion bote

Eklent Kaçi është shpallur për herë të dytë radhazi kampion bote në sportin e bilardos. Ashtu si një viti më parë, talenti nga Laçi doli më i miri në botë në disiplinën e “dhjetëshit” duke mundur çdo kundërshtar. Në finale 24-vjeçari mposhti spanjollin Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7.

Një triumf i bukur dhe më se i merituar për kurbinasin që përmbysi rezultatin mes shumë emocionesh. Nga 5-1 për spanjollin Ruiz, Kaçi nuk u dorëzua dhe fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit në letër.

Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Eklent Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi dhe ka bërë krenarë shqiptarët në çdo vend të botës.

Pas këtij suksesi, Kaçi jo vetëm që behët kampion bote në bilardo por arkëton dhe një çmim prej 60 mijë dollarësh të fituar në disiplinën e dhjetëshit. /A2cnn/

MARKETING