Dokumentoi i pari shpërthimin e Covid në Wuhan dhe më pas u burgos, lirohet pas 3 vitesh gazetari kinez

Dokumentoi i pari shpërthimin e Covid në Wuhan dhe më pas u burgos, lirohet pas 3 vitesh gazetari kinez

Gazetari i parë që dokumentoi shpërthimin e hershëm të Covid-19 në Wuhan, është liruar nga burgu.

Le Fang është një shitës i kthyer së fundmi në gazetar. Fang u zhduk pasi shpërndau video që tregonin situatën në terren në qytetin qendror kinez, pasi autoritetet kërkuan të shtypnin informacionin në lidhje me shtrirjen e vërtetë të emergjencës globale që po shpalosej.

Ai u lirua fundjavën e kaluar, konfirmuar kjo nga një familjar i tij. Fang kishte vuajtur gjatë kohës që ishte në paraburgim, ku kishte probleme me ushqimin dhe gjumin dhe kishte humbur peshë. Videot e tij të postuara në mediat sociale në fillim të vitit 2020 zbuluan realitetet e përhapjes vdekjeprurëse të virusit, duke kundërshtuar narrativën zyrtare të paraqitur në mediat shtetërore të kontrolluara fort të Kinës.

Autoritetet mbyllën qytetin e Wuhan më 23 janar të atij viti, por kishte pasur një periudhë prej rreth tre javësh kur zyrtarët shëndetësorë njoftuan një sëmundje misterioze dhe konfirmuan se ajo po përhapej mes njerëzve. Në videot e tij të fundit, Fang regjistroi njerëz që vinin në derën e tij për të bërë pyetje dhe tha se shtëpia e tij ishte e rrethuar nga policë me rroba civile.

 

MARKETING