Dogana e Maqedonisë së Veriut kap drogë në vlerë të 300.000 eurove

Dogana e Maqedonisë së Veriut kap drogë në vlerë të 300.000 eurove

Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare “Deve Bair” në kufi me Bullgarinë janë kapur 60 kiogramë marihuanë e cila kishte për qëllim tregun europian. Nga Dogana thonë se droga kap vlerën e 240 deri në 300 mijë eurove.

“Dje pasdite në dalje nga vendi, ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve nga Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve, gjatë kontrollit doganor të një veturë me targa rumune të drejtuar nga shtetas rumunë, zbuluan 64 pako me lëndë narkotike marihunaë në bunkerë të prodhuar posaçërisht në automjet, me peshë totale 60 kilogramë. Droga dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar dhe i janë dorëzuar Departamentit të Hetimeve për veprime të mëtejshme. Ndaj dy personave është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

MARKETING