Doarsa Kica Xhelili lidhur me thirrjet anti-shqiptare: Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti është dorëzim

Doarsa Kica Xhelili lidhur me thirrjet anti-shqiptare: Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti është dorëzim

Në lidhje me thirrjet raciste dhe anti-shqiptare, që ndodhën ditë më parë në Kumanovë, ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. Lidhur me këtë ngjarje deputetja Kica, është shprehur se:”Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim”.

Postimi i plotë i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili:

Ato që u dëgjuan në ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut s’ishin thjesht brohoritje, por zhurma primitive e një mendësie të kalbur. E megjithatë, më e neveritshme se kjo zhurmë është heshtja që e shoqëroi.

Çdo akt nxitjeje urrejtjeje meriton reagim të menjëhershëm, por mbi të gjitha, nga ata që sot përfaqësojnë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Heshtja nuk është maturi, është bashkëfajësi.

Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim.

Nuk e di kush prisni të jetë për ne shqiptarët kur nuk jemi për veten?

MARKETING