Dje në Shkup janë gjobitur 247 shoferë

Dje në Shkup janë gjobitur 247 shoferë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 247 gjoba, nga të cilat 84 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, tri gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Tetë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe e semaforit), katër gjoba për mosdhënie të përparësisë për këmbësorët, tre sanksione për parakalim të paligjshëm”.

“Kontrollet në komunikacion vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thotë MPB.

MARKETING