Djali nga Kosova e çon peshë Rumaninë! Angelesku ka dy fjalë për të

Djali nga Kosova e çon peshë Rumaninë! Angelesku ka dy fjalë për të

Sulmuesi nga Kosova, Albion Rrahmani, cilësohet si sulmuesi më i mirë në Rumani.
Ai ka arritur të realizojë 11 gola në 13 ndeshje me fanellën e Rapidit të Bukurushtit, duke u shndërruar në një lider.

Së fundmi ka qenë një prej pronarëve të Rapidit që i ka thurur elozhe shqiptarit të Kosovës.
“Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rumanisë”, ka thënë njëri prej pronarëve të Rapid Bukureshtit, Victor Angelesku për “Fanatik”.
Vlerësime Rrahmani ka marrë edhe nga ish-sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu, i cili është trajner i Cluj të Ajetit.

“Rrahmani është lojtar shumë i lëvizshëm. Rrahmani ka vlerë dhe ka elegancë në shënimin e golave”, ka thënë Mutu për “Fanatik”. Rrahmani 23-vjeçar ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje në Superligën e Rumanisë.

MARKETING