Ditë të vështira për tre lojtarë të Realit, rrezikojnë vendin në formacionin e Alonsos

Ditë të vështira për tre lojtarë të Realit, rrezikojnë vendin në formacionin e Alonsos

Të gjithë kundër të gjithëve. Një shprehje sa e vjetër aq dhe aktuale tek Reali Madridit, saqë për shumë, nuk bën më përshtypje. Në një skuadër me shumë yje nuk ka rëndësi stërvitja, por komunikimi dhe ruajtja e ekuilibrave. Një paralajmërim ky që i është bërë Çabi Alonsos që ditën kur vendosi të merrte drejtimin e Realit. Por kanë klauar dy muaj dhe debatet e mosmarrëveshjet kanë dalë në sipërfaqe. Më parë, çështja Vinicius, më pas ajo Valverde dhe tani ka plasur debati mes Gylerit, Belingamit dhe Mastantuonos.

 

Te Real Madridi, po zien një debat ku duhet të luajë Xhud Belingam në formacionin titullar të Çabit? Askush nuk e vë në dyshim cilësinë e anglezit apo ndikimin e tij të menjëhershëm në dy sezonet e para, aq më pak trajneri, i cili e konsideron atë një lojtar kyç. Megjithatë, mungesa e ritmit pas operacionit në shpatull mund të ketë pasoja në një kohë kur dy të rinj, Arda Gyler dhe Franko Mastantuono, po bëhen të domosdoshëm. Turku është shfaqur si lideri i vërtetë i mesfushës. Ai nuk është vetëm lojtari më kreativ në skuadër, por edhe ai që e kupton më së miri kohën e lojës.

I aftë të kthehet në hapësira të ngushta, të presë me shpinë nga porta dhe të shpikë lojëra kur duket se nuk ka rrugëdalje, turku është vendosur si partneri më i mirë për Mbapen. Vizioni dhe aftësia e tij për të filtruar pasimet ndryshojnë mënyrën se si sulmon Madridi kur ai është në fushë. Ai i jep jetë Çabit, sepse është i pari që aktivizon presionin, ai që transmeton energji te pjesa tjetër, ai që drejton krahun e djathtë pa u lodhur.

Me të dy në fushë, Madridi ka më shumë ekuilibër. Dhe këtu lind dilema. Belingam mbetet një lojtar i kompletuar, një mesfushor me aftësi sulmuese, aftësi shënimi golash dhe personalitet. Por vendi i tij natyror është në mes, i njëjti hapësirë që aktualisht dominohet nga Gyler. Çabi Alonso e di se ka ndeshje për të gjithë dhe se një skuadër si ajo e Madridit ka nevojë për rotacion, por realiteti është se, tani për tani, anglezi është në disavantazh. Ajo që dukej e paimagjinueshme disa muaj më parë, tani është realitet. Gyler dhe Mastantuono po ia bëjnë shumë të vështirë Xhud Belingham të rifitojë vendin e tij si titullar.

 

MARKETING