Dita Ndërkombëtare e Arsimit, MASH: Të krijojmë sistem edukativo – arsimor të shëndoshë dhe cilësor
Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë atyre për të cilët arsimi është pjesë e rëndësishme e jetës dhe u bën thirrje që të marrin pjesë në proceset e ndërtimit të sistemit edukativo-arsimor të shëndetshëm që plotëson kërkesat e kohës në të cilën jetojmë.
“Fëmijët tanë kanë të drejtën për arsim cilësor dhe ata meritojnë që ne të bëjmë shumë më tepër për t’u mundësuar që të zhvillohen si bashkëmoshatarët e tyre evropian. Arsimi është prioritet i kësaj Qeverie. Me buxhetin më të madh ndonjëherë, me gati 40 miliardë denarë, këtë vit do të investojmë në të gjitha segmentet – në shkolla të reja dhe rikonstrukcionin e atyre ekzistuese, në optimizimin e rrjetit të shkollave, në mësimdhënie në një turne dhe qëndrim të zgjatur të nxënësve në shkollë në përforcimin e asistencës arsimore dhe gjithëpërfshirjen e përshtatur për fëmijët, në standardet e nxënësve dhe studentëve dhe arsimin e lartë që ofron njohuri të nivelit të lartë, në forcimin e profesionit të mësimdhënësit dhe në rregulloren që do të jenë themeli i gjithë kësaj”, thuhet në kumtesën e MASH.
Përpjekjet tona bazohen në besimin se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveçse të udhëhiqet nga njerëz të arsimuar, me njohuri cilësore, pikëpamje të gjera dhe kapacitet demokratik, të përgatitur për një betejë mendimesh, të ndërtuara përmes sistemit arsimor si individë me vlera.
Ministria dhe Qeveria mund të bëjnë shumë, por për të hedhur hapin që na duhet drejt krijimit të arsimit cilësor, duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku, çdo ditë, për shkolla të sigurta, mbështetje për nxënësit, ndërtimin e kulturës së dialogut, zhvillimin e empatisë dhe duke theksuar vlerat morale. T’ju mundësojmë fëmijëve të rriten dhe të arsimohen në mjedise ku do të mund të ndajnë lirisht pikëpamjet e tyre. Nxënësit e sotëm janë e ardhmja e këtij vendi. Duke investuar në to, ne kontribuojmë në prosperitetin e tyre, por edhe në përparimin tonë të përbashkët.