Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Norvegjia

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Norvegjia

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja miqësore e Përfaqësueses së Kosovës ndaj asaj të Norvegjisë.

Dardanët do të luajnë sot në udhëtim te Norvegjia, në ndeshjen e vetme miqësore të organizuar për këtë muaj, në datat e lira të FIFA-s.

Ekipi i Franco Fodas ka bërë të gjitha përgatitjet gjatë një jave punë në Kosovë dhe dje pasdite ka arritur në Oslo.

Në konferencën për media, Foda ka deklaruar se ekipi i tij është maksimalisht i përgatitur për paraqitje të mirë ndaj ekipit nordik.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në ‘Ullevaal Ostadion’ të Oslos me fillim nga ora 19:00.

MARKETING