Dita e ndeshjes: Kosova kërkon rezultat pozitiv në Slloveni
Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar ndeshjes e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë mysafir të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtares, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ekipi i përzgjedhësit Franco Foda është i kompletuar për këtë ndeshje, përveç portierit Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve, dhe kështu imperativ i vetëm është rezultati pozitiv.
Për këtë përballje, UEFA ka caktuar treshen e njohur të gjyqtarëve francezë: Clement Turpin si kryesor dhe Nicolas Danos dhe Benjamin Pages si anësorë.

