Distria Krasniqi ngjit në majën e Europës Kosovën, mposhti edhe xhudisten nga Serbia

Distria Krasniqi ngjit në majën e Europës Kosovën, mposhti edhe xhudisten nga Serbia

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Europës në xhudo. Ajo ka fituar medaljen e artë në kampionatin e mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.
Xhudistja nga Kosova mposhti në finale italianen Odette Giufrrida, për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë. Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Në gjysmëfinale, pejania përsëri ishte më e mirë, ku kësaj radhe mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, gjithashtu me ippon për te siguruar kalimin në finale.

MARKETING