Dinamo Zagrebi mbetet pa kapitenin, Arijan Ademi firmosi me klubin kinez

Dinamo Zagrebi mbetet pa kapitenin, Arijan Ademi firmosi me klubin kinez

Dinamo e Zagrebit mbetet pa kapitenin. Mediat kroate bëjnë të ditur se Arijan Ademi është anëtar i ri i kinezëve Beijing Guan dhe se janë dakorduar të gjitha detajet që reprezentuesi i Maqedonisë së shpejti të luajë në Superligën kineze.

“24 Sata” raporton se Ademi firmosi sot në Zagreb kontratën trevjeçare që i ofruan kinezët. Ai do të luajë edhe tre ndeshje të tjera për Dinamon dhe e fundit do të jetë kundër Rijekës më 19 mars në “Maksimir”, ku do t’i japë lamtumirën tifozëve dhe do të nisë një aventurë të re në Lindjen e Largët.

Ademi do të fitojë 1.650.000 euro në sezon, ndërsa Dinamo do të marrë tre milionë euro për transferimin, transmeton “Sportske Novosti”.

Ademi kaloi 13 vite te Dinamo. Gjatë gjithë dimrit u fol për interesim nga Stuttgart, Hoffenheim, Valencia, Adanaspor, por në fund mori edhe dritën jeshile nga trajneri për tu transferuar në Kinë.

MARKETING